Kuriozitet

Historia e Shën Valentinit, si lindi dhe pse festohet

Në mbarë botën, 14 shkurti shënohet si Dita e të Dashuruarve. Të dashuruarit i shpërndajnë dhurata njëri-tjetrit në këtë datë, zakonisht lule, çokollata, bizhuteri e kartolina me mesazhe dashurie. Si ngjarje është e lashtë dhe daton nga perandoritë e hershme.

Si ka lindur Shën Valentini?

Historianët besojnë se gjithçka nisi në Romën e lashtë. Në vitin 269, një prift i quajtur Saint Valentine u martirizua nga kisha pasi i kishte ndihmuar krishterët e persekutuar. Ai u persektua nga pushteti i asaj kohe dhe u varros diku në një zonë që më pas mori emrin tij, shkruan “Britannica”.

Ngjarja, kronologjikisht ndërroi rrjedhë dhe nga një datë kur u vra një prift, u shndërrua në një datë që festohej për dashurinë, për martirizimin, për luftën.

Më pas, emri i priftit u shndërrua në festë krishtere, për ta kujtuar Shën Valentinin.

Legjenda thotë se në këtë datë, të rinjtë romakë u jepnin dhurata të dashurave të tyre dhe ua shprehnin ndjenjat.