Kuriozitet

Gjendet zogu 4,200 vjeçar i prezervuar mirë

Descriptive Text

Është gjendur në Norvegji një zog i kuqërremtë i ngrirë, 4,200 vjeçar, i cili është i prezervuar në mënyrë të përsosur.

Zogut, mosha e të cilit është përcaktuar përmes testeve të karbonit, iu bë autopsia për të parë se nëse organet e zogut i kanë mbijetuar edhe testit të kohës.

Ky zog, sipas Jorgen Rosvold – hulumtues nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë - është gjetur nga një kujdestar i Agjencisë Norvegjeze për Mbikëqyrjen e Natyrës në malet me dëborë Oppdal, transmeton Koha.net. “Ky zog 4,000 vjeçar është me të vërtetë një gjë fantastike”, ka thënë Rosvold për NRK. “Asnjëherë nuk kemi hapur ose parë se si duket në brendësi një zog 4,000 vjeçar”, shtoi ai.

Hulumtuesit, fillimisht besonin se zogu është jo më shumë se 100 vjeç, dhe tani besohet se ka fluturuar mbi qiellin e Norvegjisë mijëra vjet më parë. Po ashtu, besohet se zogu është kapur dhe është vrarë ndoshta nga një dhelpër.

Një ekzaminim i zogut zbuloi një numër organesh të paprekura, duke përfshirë zemrën dhe mëlçinë.

“[Organet e paprekura] do të na jepnin mundësinë për të kryer testet dhe të na japin një pasqyrë të kushteve mjedisore kur zogu ka vdekur”, ka thënë Rosvold.