Kuriozitet

Çifti kanadez shpëtoi drerin e lidhur në telin e hekurt

Një çift nga Kanadaja i doli në ndihmë një dreri që ishte bllokuar në tela metali, shkroi Upi.

Dreri masiv, i tipit “Moose”, ishte lidhur në tela, me ç'rast ishte rrëzuar i gjakosur në tokë.

Kirk Barharn iu afrua, ia tërhoqi këmbën me kujdes dhe e liroi kafshën, derisa pamjet që u bënë virale në mediat online, u filmuan nga bashkëshortja Angie Hillmer.