Kuriozitet

Vajza dërgoi prova që të analizoheshin nëse babadimri ekziston, dalin rezultatet

Departamenti i Shëndetësisë në Rhode Island ka thënë se nuk ishte në gjendje "të konfirmonte ose të përgënjeshtronte përfundimisht praninë e Babadimrit" në shtëpinë e një vajze të re pasi ajo kërkoi të testonte një biskotë të ngrënë pjesërisht dhe disa karota për t’i testuar me ADN nëse babadimri është i vërtetë.

Departamenti shkroi se “të gjithë pajtohemi se mund të bëhet fjalë për diçka magjike”, shkroi AP.

Departamenti tha se nuk gjeti përputhshmëri të plotë me askënd në Sistemin e ADN-së, por tha se kishte një përputhje të pjesshme "me një rast të vitit 1947 me qendër rreth Rrugës 34 në New York City", duke iu referuar filmit "Mrekullia në Rrugën 34". Ai tha se do të duheshin më shumë mostra të ADN-së "nga takime të tjera të njohura të babadimrit për të bërë një përputhje përfundimtare".

Por “lajmi i mirë” është se laboratori gjeti prezencën e ADN-së shumë të ngjashme me të një dreri kur testoi karotat.

Vajza kishte dërguar biskotat dhe karotat në departamentin e policisë duke u kërkuar që t’i testonin.