Kuriozitet

Kometë e madhe do të shihet javën e ardhshme

Descriptive Text

Gjatë javës së ardhshme, një kometë e pa parë që nga periudha e neandertalëve, do të rikthehet në horizont, shkroi DailyMail.

Kjo kometë ishte parë për herë të fundit para 50 mijë vjetësh, ndërsa edhe tash mund të shihet nëpërmjet syrit të lirë kur të arrijë në fillim të shkurtit.

Fotografi i trupave qiellorë, Andrew McCarthy nga Arizona, shkrepi imazh mahnitës të bishtit të kometës. Ai kishte ngjyrë të gjelbër, ndërsa ditëve në vijim do të shihet më mirë.

Kometa është trup qiellor. Ato, sipas shkencës, janë copa të mëdha akulli të papastër, që kur i afrohen diellit, nisin të shkrijnë.

Derisa shkrin, ajo lëshon gaz dhe pluhur të mbërthyer në akull. Gazi dhe pluhuri shkakton një trup që njihet si bishti i kometës.