Kuriozitet

Çka po ndodh në Australi, kali si pasagjer në veturë

Donna Bevan filmoi një moment të pazakontë në një qytet të Australisë. Një kalë po qëndronte i ulur si pasagjerë në një veturë, shkroi Upi të mërkurën.

Bevan tha se posa doli nga lokali i McDonald's, kur pa veturën që po drejtohej nga një grua, e mbrapa qëndronte kali me ngjyrë të bardhë.

Pamjet u bënë virale, derisa nuk është bërë e ditur pse ai kalë gjendej aty.