Kuriozitet

Në Londër del në shitje për afro 80 mijë euro një parking që mezi zë një veturë normale

Një hapësirë parkimi më pak se dy metra e gjerë ka dalë në shitje në qendër të Londrës dhe kushton 70 mijë funte (rreth 79 mijë euro), shkruan “Daily Mail”.

Hapësira është aq e ngushtë sa që mund të hapet vetëm njëra derë.

Hapësira gjendet në një garazh të përbashkët, që ndodhet në Knightsbridge, në perëndim të Londrës.

Në foto shihet një makinë e futur në hapësirën e ngushtë, që e ka një gjatësi rreth 5.4 metra.

Në këtë hapësirë nuk do të mund të parkohen veturat si SUV.

Hapësira është aq e ngushtë sa që shoferi mund të detyrohet të dalë nga dersa e pasagjerit.

Pos çmimit 70 mijë funte, kostoja shtesë është 370 funte (rreth 420 euro) për tre muaj e po ashtu qiraja e tokës 48 funte në vit (rreth 55 euro).

Për 5000 funte më pak (rreth 5600 euro) mund të blini një shtëpi me dy dhoma në Mansfield.

Zona Knightsbridge në Londër njihet si zonë për të pasur, ndërsa shtëpia mesatare atje kushton rreth 4.5 milionë funte (rreth 5 milionë euro).