Kuriozitet

Pse nuk duhet ngacmuar bletët që qëndrojnë “përkohësisht” pranë shtëpisë

Bletët janë jashtëzakonisht mirë të organizuara në punët e tyre. Meqë secila koloni ka obligimet e saj ditore, ato dinë që të vendosen edhe në vende shumë të pazakonshme.

Bletët fluturojnë shumë dhe gjatë. Nëse i shihni të vendosura në cep të derës, në dritare, mbi veturë apo në kulm, mos i ngacmoni.

Ato kanë bërë shtratin çerdhen “e përkohshme” në atë lokacion dhe do të largohen sapo të marrin pak energji.

Sipas njohësve të fushës, në të tilla raste, bletëve duhet t'iu vendoset një pjatë me sheqer dhe pak ujë, në mënyrë që të ushqehen dhe të lëvizin për ku janë nisur.

Kështu, ato nuk do të sulmojnë.