Kuriozitet

Në Kolumbi mbahet “Festivali i luleve”

Në Kolumbi mbahet “Festivali i luleve” të cilin për çdo vit e vizitojnë disa mijëra persona.

Në kuadër të festivalit i cili filloi më 25 korrik, në qendrën tregtare Santafe, në qytetin kolumbian Medellin është ekspozuar figura e fazanit e bërë prej 182.000 luleve.

Festivali në këtë qytet mbahet thuajse prej gjashtë dekadash, ndërsa në qendrën më të madhe tregtare në Medellin, Santafe, në mënyrë tradicionale hapet ekspozita e luleve.

Në vitin 2014 gjatë ndërtimit të “qilimit” prej luleve janë përdorur më shumë se 150.000 lule. Festivali do të zgjasë deri më 7 gusht.