Kuriozitet

Elefanti ia vë feçkën në fytyrë gazetarit që po raportonte

Alvin Kaunda, gazetar nga Kenya, po raportonte para kamerës në një strehimore të elefantëve në Nairobi, kur ndjeu një prekje në krah.

Kaunda po raportonte për mënyrën se si elefantët e vegjël po mbaheshin të mbyllur gjatë thatësirës.

Ndërkohë, një nga elefantët e vegjël prapa tij i afrohet dhe ia vendosë feçkën në krah dhe fytyrë.

Më pas, gazetari shpërthen në të qeshura dhe ndërpret raportimin.