Kuriozitet

Fshati spanjoll vihet në shitje për 260 mijë euro

Fshati Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore është në shitje dhe çmimi i kërkuar është 260,000 euro.

I vendosur në kufirin me Portugalinë, në provincën e Zamora-s dhe tri orë larg nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që do të prisnit t’i gjeni në një qytet të vogël spanjoll, raportoi BBC-ja të enjten.

Ato përfshijnë 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile.

Por ajo që nuk ka janë banorë. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tri dekada.

Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.

"Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua”, tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin.

“Ai do të donte ende që projekti të realizohej”, shtoi ai.

Në faqen e Idealista-s në të cilën figuron prona për shitje, pronari me moshë rreth të 80-ave shprehet se fshati “shitet sepse jam urban dhe nuk mund ta mirëmbaj”.

Ajo ka tërhequr interes, me më shumë se 50 mijë vizita që kur u listua një javë më parë me këtë çmim.