Kuriozitet

Bideni “humb rrugën” në oborr

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u shfaq sërish i hutuar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, kur po largohej nga një aktivitet i organizuar për nder të Dale Haneyt, kujdestar i oborrit për 50 vjet.

Në pamjet e publikuara nga “DailyMail” të martën, u pa si Bideni u nis në drejtim të gabuar dhe u detyrua të pyeste “ku duhet shkuar?”.

Pranë tij ishte Zonja e parë, Jill Biden.

Haney u kujdes për 50 vjet për oborrin e Shtëpisë së Bardhë dhe për kafshët shtëpiake.

Muajve të fundit janë raportuar raste të ngjashme të Bidenit, që “humbiste” kur ishte në konferenca për media apo takime të rëndësishme.