Kuriozitet

Pse hanë bari qentë

Descriptive Text

Qentë hanë gjëra të ndryshme – këpucë, topat e tenisit, pothuajse çdo gjë që gjuani në tokë – por pse ata ndonjëherë hanë bari?

Kjo pyetje është bërë vazhdimisht, por duket se tani është gjetur një përgjigje.

Së pari, vetëm pse qeni juaj është duke ngrënë kohë pas kohe bari nuk do të thotë se duhet të shqetësoheni.

Qentë nuk janë vetëm mishngrënës, ata mund të marrin lëndët ushqyese edhe nga burimet tjera të ushqimit përveç mishit, duke përfshirë manaferrat, perimet, madje edhe nga bari, transmeton Koha.net. Megjithatë, arsyeja më e mundshme që qentë hanë bari është sepse ata kanë stomak të dobët.

Do të vëreni se normalisht qentë nuk hanë bari në sasi të madhe, por ata marrin disa fije të barit të cilat pastaj i përtypin me një shpejtësi minimale.

Shija e barit njëherë do t’ia përziejë stomakun qenit, por pastaj do ta bëjë të ndihet më mirë, shkruan tabloidi britanik Metro.

Image

Çka nëse qeni juaj ha rregullisht bari?

Nëse qeni juaj kalon kohën në park më shumë duke ngrënë bari sesa duke luajtur, ai ndoshta është duke provuar të hajë pak më shumë ushqim sesa i keni dhënë.

Përsëri, kjo është tërësisht normale dhe nuk do ta lëndojë qenin tuaj, por do të duhet që të ndryshoni pak ushqimin e tij.

PetMD.com sugjeron futjen e disa “bimëve natyrale ose perimeve të fërguara” në ushqimin e qenit tuaj, përcjell Koha.net.

Nëse qeni juaj normalisht nuk ha bari por papritmas ka filluar ta bëjë, ndoshta më mirë është që ta dërgoni atë te veterinari për t’u siguruar që s’ka ndonjë sëmundje serioze të stomakut.