Nëse një qen kafshon njeriun, bakteret nga goja e kafshës mund të hyjnë në trupin e njeriut, e që mund të shkaktojë infeksion.
Larja e thellë e plagës mund të largojë bakteret nga trupi dhe ndihmon të parandalohet infeksioni. Nëse bakteri qëndron në trup, mund të shkaktojë infeksion, si tetanoz, tërbim ose infeksion të përgjithshëm.
Në disa raste, një infeksion mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Njerëzve do t’u duhen antibiotikë ose vaksinë që të trajtojë infeksionin, shkroi Medicalnews.
Si e dallon kur infektohet plaga nga kafshimi i qenit?
Simptomat mund të përfshijnë:
- Ënjtje dhe skuqje rreth plagës
- Dhimbje që zgjat më shumë se 24 orë
- Kullimi nga plaga
- Vështirësi në lëvizjen e pjesës së prekur të trupit
- Ndjenjë ngrohtësie rreth plagës
Shenjat se infeksioni mund të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit:
- Temperatura
- Dridhja
- Djersitja gjatë natës
Menaxhimi i kafshimeve të qenit dhe parandalimi i infeksionit
Për të parandaluar infeksionin nga kafshimi i qenit, njerëzit duhet ta pastrojnë plagën sa më shpejt që është e mundur. Njerëzit mund të trajtojnë plagët e vogla duke:
- Larë plagën me sapun dhe ujë të ngrohtë, duke u siguruar ta pastrojë zonën përreth
- Duke e vënë plagën nën ujë të ngrohtë për të shpëlarë bakteret
- Duke vendosur antibiotikun në plagë dhe më pas duke u mbështjellë
Me plagët më serioze, njerëzit merren duke:
- Shtypur një copë të tharë dhe të pastër kundrejt plagës për ta ndaluar gjakderdhjen
- Kërkuar përkujdes mjekësor menjëherë
Njerëzit mund të përdorin trajtimet në shtëpi për të parandaluar që plaga nga kafshimi i qenit të infektohet. Pastrimi i menjëhershëm i plagës së vogël ka shpesh efekt, megjithatë duhet të shkoni te mjeku kur plaga është më serioze.
-
18 tetor 2022 21:45
-
Shpërndaje në: