Kuriozitet

Punonjësi që refuzoi të punonte nën vëzhgimin e kamerës fitoi rastin në gjykatë

Një punonjës i shitjeve online, që u pushua nga puna pasi refuzoi ta mbante kamerën ndezur gjatë punës, fitoi lëndën në gjykatën holandeze, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Ish-punonjësi i kompanisë së IT-së me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mori 75 mijë dollarë dëmshpërblim, pas vendimit se kompania ia kishte shkelur të drejtat.

Në gusht të këtij viti, burri që refuzoi të punonte me kamerë ndezur, u pushua për refuzim dhe mosbindje në punë.

Në gjykatë, ai zgjodhi të mos fliste asgjë, e në seancë nuk u paraqit askush nga kompania. Fillimisht, telemarketisti u ankua te sindikatat për të drejtat e punëtorëve, gjersa mori vendim që çështjen ta dërgonte në instanca gjyqësore.

Një rast i tillë nxiti reagimin e sindikatave dhe të organizatave për mbrojtjen e punëtorëve.

Max Winthrop, njohës i të drejtave të punonjësve, deklaroi është rritur mbikëqyrja e të punësuarve në vendet e punës. Kjo për shkak të evoluimit të teknologjisë dhe se punëdhënësit po kërkojnë llogari më të detajuar nga punonjësit.