Kuriozitet

Banorët amerikanë ankohen për një aromë të pakëndshme, shteti nis “hetimet”

Banorët e Utahs në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan te autoritetet për një aromë “misterioze” në lagje, shkroi “Upi” të hënën.

Zyrtarët komunalë po e hetojnë rastin, derisa u tha se nuk bëhet fjalë për erë të kanalizimit, por diçka të pazakontë.

Menaxheri i North Salt Lake, Ken Leetham, u shpreh se aroma u raportua deri në Farmington, por nuk pati "burim" se nga ku vinte.

Mbi 50 ankesa u dorëzuan te autoritetet për këtë rast dhe ndonëse aroma u hoq vetvetiu më vonë, arsyeja mbetet mister.