Kuriozitet

SHBA, demi agresiv ikën nga stalla, bëhet thirrje t’i qëndrojnë larg

Një dem jashtëzakonisht i rrezikshëm ka ikur nga stalla në Karolinë të Veriut në SHBA, shkroi “Upi” të shtunën.

Kafsha që peshon 700 kilogramë ende nuk dihet se ku ndodhet, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane, deri iu bënë thirrje qytetarëve t'i qëndrojnë larg.

“Ky dem është me ngjyrë kafe dhe është jashtëzakonisht agresiv. Nëse e shihni demin, ju lutem lajmëroni menjëherë 911 dhe në asnjë rrethanë nuk duhet t'i afroheni kafshës, pasi ai do t'ju ndjekë”, u tha në njoftim.

Autoritetet morën kaubojë nga qytete të tjera për ta kapur demin, por ende nuk po e dinë lokacionin e tij.