Kuriozitet

29 korriku ndër vite

29 korriku është dita e 210-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e shtunë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1851- Annibale de Gasparis zbuloi asteroidin 15 Eunomia.

1858- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia, nënshkruajnë Traktatin Harris.

1899-Nënshkruhet konventa e Parë e Hagës.

1900-Umberto I, mbret i Italisë, vritet nga anarkisti Gaetano Bresci.

1921-Adolf Hitler, bëhet kreu i Partisë Kombëtare të punëtorëe socialistë gjermanë.

1957-Themelohet Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

1987 - Margaret Thatcher dhe François Mitterrand nënshkruajnë marrëveshjen për të ndërtuar Eurotunelin.

2005-Astronomët njoftojnë për zbulimin e një planeti të quajtur Eris.

2008 - Republika e Kosovës lëshoi pasaportën e parë.

2013-Dy trena me udhëtarë përplasen në Zvicër, pranë Lozanës, ku mbetën të lënduar rëndë 25 persona.