Kuriozitet

Figo ndihmon në thyerjen e rekordit për një lojë futbolli në lartësinë më të madhe ndonjëherë

Descriptive Text

Ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës, Luis Figo, mori pjesë në një ndeshje futbolli e luajtur në lartësinë më të madhe ndonjëherë, ku u thye rekordi Guinness

Më 20 gusht, legjenda 49-vjeçare mori pjesë në një ndeshje katër me katër, ku u luajt në një lartësi nga toka prej 6.166 metrash me gravitet zero.

Ndeshja u zhvillua në një fushë katrore të ndërtuar në një aeroplan posaçërisht për rekordin, e cila ishte e gjatë 75 metra.

Graviteti zero nuk e pengoi Figon të shënonte një gol të bukur me volej akrobatik.

Skuadra e Figos triumfoi 2:1 dhe në fund të tetë pjesëmarrësit u shpërblyen për thyerjen e rekordit Guinness.