Kuriozitet

Hit në rrjete sociale: Përkthyesi qesh pasi Vuçiqi thotë “rroftë Serbia”

Descriptive Text

Reagimi i pazakontë i përkthyesit në fund të fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është bërë hit në rrjetet sociale në Serbi.

Përkthyesi ka nënqeshur sapo që Vuçiqi përfundoi fjalimin me fjalët “rroftë Serbia”.

“Përkthyesi s’u durua”, ishte një nga postimet në Twitter.

“Aspak profesionale”, shkroi një tjetër.

Dikush besonte se përkthyesi nga gjuha angleze në atë serbe nuk qeshi vetëm me këto fjalë.

“Ai nuk qeshi me thënien e vobektë ‘rroftë Serbia’, por me gjithçka që Vuçiqi tha në fjalimin e tij para kësaj shprehjeje”, ishte një tjetër koment.