Kuriozitet

Amerikani thërret policinë, iu fut gjarpri në tualet

Policia në Alabama të SHBA-së i doli në ndihmë pronarit të një shtëpie, që njoftoi se në tualet ishte futur një gjarpër.

“Upi” shkroi të mërkurën, se gjarpri ishte futur nga gypat e kanalizimit, derisa pronari nuk hezitoi ta fotografonte momentin aspak të mirë.

“Ne kurrë nuk e dimë se çfarë telefonatash do të marrim përgjatë turnit ditor”, rrëfeu oficeri kujdestar, duke shtuar se gjarpri nuk ishte i rrezikshëm.

Zvarraniku u largua me sukses drejt një habitati të përshtatshëm.