Kuriozitet

Një grua gjen disa javë më vonë unazën e humbur me diamant

Një grua nga Kolorado e cila ka humbur unazën e diamantit të fejesës të cilën ia kishte dhënë burri i saj pak para se të vdiste, e ka gjetur atë pasi një burrë ia dorëzoi javë më vonë.

Raquel Aiken tha se sapo kishte përfunduar një lojë tenisi në Denver ku edhe i kishte rënë unaza. Ajo ka thënë se nuk e kishte kuptuar se çfarë ka ndodhur derisa kishte kaluar pak kohë, shkruan Upi.

Rrëfimin për unazën e humbur, Aiken e kishte bërë në KDVR-TV dhe storja kishte kapur vëmendjen e Dude Olguin.

Olguin tha se sapo kishte dëgjuar për rrëfimin kishte menduar nëse gruaja është pronare e unazës që ai e kishte gjetur.

“Unë po shkoja në punë dhe e pash që një unazë ishte në tokë”, ka thënë ai.

Olguin e ka pyetur Aikenin nëse do të mund të takoheshin në restorant.

“Ai shkoi te vetura dhe u kthye bashkë me unazën. Unë nisa menjëherë të qaja, nuk mund të besoja, ishte mrekulli”, ka thënë ajo.

Olguin ka refuzuar të merrte shpërblim për unazën e kthyer.