Kuriozitet

Dalin pamjet e ariut që “refuzoi” të largohej nga kampusi universitar në SHBA

Autoritetet shtetërore shkuan në kampusin e Universitetit Shtetëror të Kolorados pasi morën informacione se një ari ishte futur në oborr dhe po ngjitej në një pemë.

“Upi” shkroi të dielën se oficerët, së bashku me ekipin për trajtimin e kafshëve të egra, dolën në vendngjarje dhe gjetën ariun.

Ai ishte ngjitur në pemë dhe “hezitonte” të largohej.

Me kujdes, ekipi e hoqi kafshën, derisa më pas u zhvendos në një zonë malore.

Kjo ishte hera e dytë kur ariu vizitoi Universitetin e Kolorados.