Kuriozitet

Nëse bini në një vrimë të zezë mund të mbeteni në hapësirë dhe kohë përgjithmonë

Vrimat e zeza gjithmonë fshihen diku, por pothuajse është e pamundur të dallohen.

Të teorizuara fillimisht se ekzistonin nga Albert Einstein dhe përfundimisht të zbuluara nga Stephen Hawking, vrimat e zeza janë objekte kaq të dendura dhe me gravitet kaq të fortë sa që as drita nuk mund të shpëtojë prej tyre. Ato kanë mbetur kryesisht një mister për shkencën për një kohë të gjatë, dhe vetëm tani kemi filluar të kuptojmë saktësisht se çfarë janë dhe si funksionojnë në aspektin fizik, shkroi Newsweek.

Vrimat e zeza, sipas astrofizikanes Becky Smethurst, nuk janë as të zeza dhe as vrima.

“Ato janë objektet më të ndritshme në tërë universin”, tha ajo.

Nëse në një farë mënyre bie në një vrimë të zezë, diçka e quajtur “spagetifikim” do t'i ndodhte trupit tuaj.

"Spagetifikim në thelb do të thotë se graviteti në këmbët tuaja do të ishte më i fortë se [në] kokën tuaj, dhe ju do të shtriheni si spageti ndërsa bini gjithnjë e më afër vrimës së zezë”.

"Por është interesante të shohësh se si do të ndryshonte koncepti yt për kohën: sapo të kaloni horizontin, çdo drejtim në hapësirë është gjithashtu e ardhmja. Nuk ka të kaluar sepse nuk mund të dilni kurrë nga vrima”, tha Smethurst.