Kuriozitet

Qeni në Itali i gjen 13 kilogramë drogë të fshehura nën karrige

Descriptive Text

Një qen kundër drogës i ndihmoi zyrtarët kufitarë në një aeroport të Milanos, pasi i gjeti 13 kilogramë kokainë, të fshehura nën një karrige me rrota, shkroi AP-ja të hënën.

Njësia e specializuar u vendos në Aeroportin e Malpensas për t’i kontrolluar pasagjerët dhe bagazhet e tyre, derisa qeni tërhoqi vëmendjen dhe vrapoi drejt karriges. Kokaina u gjet nën karrigen ku ishte ulur një spanjoll që u arrestua, e Policia njoftoi se i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Nën karrige u gjetën 11 pako me kokainë me peshë të përgjithshme 13 kilogramë.

Qentë janë kafshë shumë të njohura për nuhatjen dhe lokalizimin e ambienteve me drogë.