Kuriozitet

Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se pranë fshatit Buqezë, në rrethin e Pogradecit, është zbuluar një vendbanim 7500-vjeçar.

Rama shkroi në Facebook të dielën se zbulimet arkeologjike hedhin dritë mbi një vendbanim të vjetër, në territoret shqiptare.

“Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit "palafit", sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2”, shkroi Rama.

 

?Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Lin??⚒ ??‍♀️ ?‍♂️Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi...

Posted by Edi Rama on Sunday, August 28, 2022