Kuriozitet

SHBA, filmohet momenti kur dreri futet në dyqan

Një klient në dyqanin Dollar General në Michigan filmoi momentin kur një dre u fut “çuditshëm” në objekt, shkroi “Upi” të shtunën.

Sipas njoftimit, klienti i quajtur Connie MacGuiness deklaroi se dëgjoi një zhurmë të madhe dhe më pas njerëzit nisën të bërtisnin.

“Mbeta i shtangur për një minutë, më pas nxora telefonin”, rrëfeu ai, duke shtuar se pamjet i publikoi në rrjetin social Facebook.

Oficerët lokalë amerikanë dolën në vendin e ngjarjes dhe drenin “fajtor” e larguan me kujdes.

Nuk u raportua për dëme.