Banorët në panik, lumi në Pirineje bëhet i gjelbër

Banorët në panik, lumi në Pirineje bëhet i gjelbër

03 March 2017 17:29

Njerëzit të cilët jetojnë në afërsi të lumit Valire, i cili rrjedh përmes Andorrës dhe Katalonisë, kanë mbetur shumë të befasuar kur vërejtën se uji kishte marrë ngjyrë të gjelbër.

Fotografitë e këtij fenomeni të pazakonshëm shumë shpejt morën botën, ndërsa në mesin e popullsisë erdhi deri te paniku se lumi mund të jetë i helmuar.

Autoritetet lokale thanë se nuk ka vend për brengosje, pasi bëhet fjalë për një ngjyrë jo toksike dhe të parrezikshme, e cila përdoret në kërkimet lidhur me ujin, transmeton KP.

“Pasojat e këtij hulumtimi shkencor janë kryesisht të natyrës vizuale”, ka thënë prefekti Seo de Urzhel në kumtesë. Hulumtimi është kryer nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim që të zbulojë burimin e ndotjeve të viteve të kaluara, shkruan “Daily Mail”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme