Kuriozitet

50-vjeçari nga Singapori si një 20-vjeçar

Chuando Tan është fotograf nga Singapori dhe është 50-vjeçar, por se pamja e tij e jashtme të lë përshtypje se ai është rreth të 20-ave.

Ai thotë se njerëzit asnjëherë nuk i besojnë kur ai prezantohet me moshën reale, madje se gjithmonë i kërkojnë një dokument identifikimi, transmeton Koha.net.

“Po, unë jam 50 vjeçar. Pesë dhe Zero”, thotë ai duke qeshur.

“E di që dukem më i ri, askush nuk më beson që kam kaq vjet. Më kërkojnë dokumente për ta verifikuar. Nganjëherë mendojnë se po i gënjej, por jo, unë jam një 50-vjeçar”, ka shtuar tutje ai.

50-vjeçari i cili ka mbi 160 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, është njëherësh edhe model.

Tan, gjithashtu dikur kishte një karrierë të shkurtër muzikore, para se të zbulonte talentin e tij për fotografinë.

{gallery}