Kuriozitet

228 milionë euro, fitohet xhekpoti më i madh në Lotarinë Kombëtare britanike

Një britanik ka fituar çmimin rekord të Euromillions prej 228 milionë eurove të martën. Kjo është fitorja më e madhe në historinë e Lotarisë Kombëtare në Britani, shkruan Sky News.

Numrat fitues ishin 6, 23, 27, 40, 41 dhe ‘lucky stars’ ishin 2 dhe 12.

Bileta e britanikut përputhej me të gjithë numrat që qëlluan.

Ai i bashkohet grupit të vetëm 15 njerëzve në Britani që kanë fituar më shumë se 100 milionë euro në loto ndonjëherë.