Kuriozitet

Amerikani shënon rekord botëror në hedhjen e hot-dogut

Descriptive Text

Një burrë nga Idaho në SHBA, kërkoi ndihmën e miqve për të rikthyer rekordin botëror për gjuajtjen më të gjatë të një hot-dogu, shkruan “Upi” të martën.

David Rush, që ka thyer gati 250 rekorde të ngjashme, fillimisht rekordin e shënoi në vitin 2019 në librin Guinness, kur hodhi ushqimin nga 105 metra largësi, ndërsa tani rekordi u shënua duke e hedhur për 165 metra.

Amerikani deklaroi se për ta rikthyer rekordin tentoi disa herë, duke shtuar se nuk besonte që do ta rimerrte atë. Rekordmen i deritashëm ishte Jake Smith.