Kuriozitet

Pasuria e Kosovës me faunë, në syrin e Arian Mavriqit

Kosova është e pasur me faunë, por ne vetëm duhet ta ruajmë atë, ka thënë Arian Mavriqi, fotografi i njohur dhe autori i emisionit “Wildlife me Arian Mavriqin” në KTV, teksa ka përshkruar një video si dëshmi për t’ia treguar botës pasuritë natyrore të Kosovës.

“Një video 2.20 minuta mund t’i tregojë botës për pasuritë tona natyrore që i kemi”, ka thënë ai si përshkrim.

Nga muaji maj, në KTV ka nisur të shfaqet çdo të premte emisioni “Wildlife me Arian Mavriqin” që shfaq filmime të botës së egër, në Kosovë e më gjerë.

Përmes syrit të Mavriqit, pos emisionit, mund të shihni live edhe jetën e lejlekëve të bardhë.

 

Kosova eshte e pasur me faune, por ne vetem duhet ta ruajme ate! Nje video 2.20 min mund ti tregoj botes per pasurite tona natyrore qe i kemi. Shperndaje edhe ti!

Posted by Arian Mavriqi on Saturday, July 16, 2022