Kuriozitet

Derri “viziton” një shkollë në SHBA

Zyrtarët e një shkolle të mesme në Illinois të SHBA-së njoftuan se një derr ishte futur në oborrin e shkollës, shkruan “Upi” të premten.

Sipas njoftimit, zyrtarët e institucionit arsimor thanë se për ta kapur kafshën, njoftuan edhe ekipin e strehimit të kafshëve, por përpjekjet nuk patën sukses.

Për herë të fundit, derri u pa pranë objektit, derisa përpjekjet për kapjen e tij, siç thuhet në reagimin e shkollës, do të vazhdojnë.

 

Update - the pig has proven to be too fast and elusive for MVTHS staff and the animal shelter personnel. She is now in...

Posted by Mt. Vernon Township High School on Thursday, July 7, 2022