Kuriozitet

Italiani thyen rekord për grumbullimin e kënaçeve të Pepsit

Italiani Christian Cavaletti u fut në librin e rekordeve Guiness, pasi i tuboi hiç më pak se 12.402 kënaçe të pijes së gazuar Pepsi, njoftoi të enjten “GuinnessWorldRecords”.

Burri nga Milano ndonëse ka studiuar për kimi sintetike dhe organike e punon në një kompani tekstili, ka një hobi shumë të rrallë: Të grumbullojë kënaçe të pijes amerikane nga e gjithë bota. Një hapësirë të madhe të shtëpisë ia ka ndarë pijes së famshme, derisa aty ka grumbulluar kënaçe të dizajneve të ndryshme ndër vite.

Pasi iu dha çmimi, Cavaletti pozoi para dollapit me kënaçe, derisa në dorë mbante një pepsi të ditëve të sotme.

Për herë të parë, Pepsi u lansua në Karolinën e Veriut në SHBA, në vitin 1898. Recetën e pijes e shpiku Caleb Bradham, një farmacist amerikan.