Kuriozitet

Shpëtohet qeni që notoi për gati tri kilometra në det

Ekipet e urgjencës të New Jerseyt në SHBA i dolën në ndihmë një qeni të llojit “husky” që i hutuar, kishte notuar për afro 3 kilometra në det.

Siç shkruan “Upi” të enjten, qeni 10-vjeçar, i quajtur Caiden, fillimisht u shpall i humbur nga pronari, derisa nuk kaloi shumë kur ekipi i qarkut Monmouth e gjeti atë.

Qeni iu kthye pronarit.

Pamjet e publikuara në media online nxitën reagime nga komentuesit.

Shumë prej tyre lavdëruan punën e ekipit emergjent detar, e një pjesë kritikuan pronarin për pakujdesi që çoi në humbjen e kafshës.