Kuriozitet

Militantët e ISIS-it të maskuar si gra synojnë arratisjen nga Mosuli

Descriptive Text

​Qyteti i Mosulit në fillim të këtij muaji ka festuar lirimin nga terroret e ISIS-it, pas një beteje 9 mujore mes ushtrisë irakiane dhe militantëve të ISIS-it.

Tani që qyteti i Mosulit është liruar shumë pjesëtarë të ISIS-it janë burgosur nga forcat irakiane. Për t’i ikur burgosjes me qëllim që të shkojnë në vende tjera jashtë Mosulit, disa pjesëtarë të ISIS janë maskuar sikur gra, por ata kishin harruar se qimet e mjekrës do t’ua bënin të pamundur daljen e lirë nga vendi.

Me rroba femrash, makijazh në fytyrë dhe shamia kokë, të ashtuquajturit xhihadistë duket se i kishin menduar të gjitha përveç faktit që mjekra mashkullore do të ishte ajo që do ta bënte të pamundur arratisjen e tyre, shkruan CNN.

Image