Kuriozitet

Hamburgu u shpall luftë tifozëve që urinojnë në stadium

Skuadra e Hamburgut që edhe këtë edicion po ka rezultate të dobëta në Bundesligë, ka kritikuar ashpër sjelljet e pazakonta të tifozëve vendas gjatë këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e Hamburgut janë shprehur të shqetësuar me tifozët që po urinojnë kudo, përveç në tualete të stadiumit "Volksparkstadion", që ka kapacitet prej 57 mijë ulëseve. Nëpërmjet një paralajmërimi në rrjetet sociale, Hamburgu ka lutur tifozët që të mos urinojnë nëpër stadium, sepse tash e tutje do të zbulohen dhe do të denoncohen.

"Urinimi është i ndaluar në stadium, pasi për këtë janë tualetet në stadium. Kërkojmë nga tifozët që të jenë më të përgjegjshëm tash e tutje", thuhet në postimin e ekipit gjerman, të enjten.

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.