Kuriozitet

Qeni djeg shtëpinë në SHBA, pamjet bëhen virale [VIDEO]

Shtëpia e një familjeje në Riss Lake të Missourit mori flakë, pasi qeni i tyre e ndezi stufën elektrike. Në pamjet e publikuara në Youtube, shihet qeni teksa afrohet te stufa, prek ndezësin dhe për pak momente, zjarri nis ta djegë pjesën e sipërme të dollapit. Tymi nis të përhapet nëpër dhomë, derisa kafsha largohet nga vendi i sherrit.

Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes, shkruan “Fox” të martën, duke i shpëtuar dy qen që ishin në shtëpi. Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Anëtarët e familjes nuk gjendeshin aty kur ndodhi incidenti.

Pamjet u siguruan nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda kuzhinës.