Kuriozitet

Policët në Florida morën hua një barkë për ta kapur hajdutin në mes të detit

Zyrtarët policorë në Florida të SHBA-së, ndërmorën një veprim jo të zakonshëm për ta kapur një hajdut. Hajduti kishte ikur me një motor uji, e policët morën një barkë hua në port e u nisën drejt tij.

Me t'iu afruar hajdutit, në pamjen e BBC-së, të publikuara të mërkurën, shihet se si policët ia drejtojnë armën, derisa i bëjnë thirrje që të ndalojë.

“Ngriti duart. Eja këtu. Noto”, dëgjohet duke thirrur polici, derisa hajduti iu përgjigj se nuk di të notojë dhe përfundimisht u dorëzua.

Kur çështja u qartësua, policët ia kthyen çiftit barkën dhe e falënderuan për ndihmë.