Kuriozitet

Holanda, vendi me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta

Holanda me një popullsi prej 17 milionë banorë ka 23 milionë biçikleta, mesatarisht 1,3 biçikleta për person dhe për këtë njihet si “vendi i biçikletave”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar (OKB) për të inkurajuar përdorimin biçikletave, mjetet e transportit miqësor me mjedisin dhe të shëndetshme, në vitin 2018 e shpalli 3 Qershorin si Dita Botërore e Biçikletës.

Në këtë ditë inkurajohet organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare dhe vendore që do të mbështesin zhvillimin e kulturës së çiklizmit në shoqëri.

Sipas të dhënave të njoftuara nga Unioni i Çiklistëve të Holandës, vendi posedon 2,3 për qind të 1 miliard biçikletave që gjenden në mbarë botën ndërsa kjo korrespondon mesatarisht me 1,3 biçikletë për person.

Holandën e ndjek Danimarka me 0,8 për qind, Japonia me 0,6 për qind, Belgjika me 0,5 për qind, Kina me 0,4 për qind dhe SHBA-ja me 0,3 për qind.