Kuriozitet

Kryhet transplanti i parë i veshit në botë me teknologjinë 3D

Një vajzë 20-vjeçare është bërë personi i parë në botë që i është nënshtruar një transplanti të suksesshëm të veshit, me teknologjinë 3D.

Pacientja e njohur si Alexa nga Meksika, ka lindur me sëmundjen mikrotia, që është një defekt i rrallë, i cili bën që pjesa e jashtme e veshit të jetë e vogël, pa formë dhe po ashtu mund të shkaktojë probleme me dëgjim, shkruan Sky News të enjten.

Mjeku Arturo Bonilla, një kirurg rindërtues i veshit në San Antonio, kreu operacionin e implantit të gruas duke hequr gjysmë gram kërc nga mbetjet e veshit të saj dhe më pas e dërgoi atë në “3DBio Therapeutics” në Long Island City të Queens, së bashku me një skanim 3D të veshit të saj të shëndetshëm.

Kondrocitet e Alexa-s, të cilat janë qeliza përgjegjëse për formimin e kërcit, u izoluan nga kampioni i indeve dhe u rritën në një grumbull të veçantë lëndësh ushqyese, duke i kthyer ato në miliarda qeliza.

Këto u futën në një bio-printer të specializuar 3D me një shiringë dhe ato u kthyen në një formë të vogël të zgjatur që ishte një kopje pasqyre e veshit të shëndetshëm të pacientes. I gjithë procesi i printimit zgjati më pak se 10 minuta.

Forma e shtypur e veshit u dërgua më pas në ruajtje të ftohtë te Dr. Bonilla dhe ai më pas e implantoi veshin nën lëkurë, pikërisht mbi nofullën e Alexas. Pasi lëkura u shtrëngua rreth implantit, u formua forma e një veshi.

Alexa tha se filloi të bëhej më e vetëdijshme për pamjen e saj kur u bë adoleshente dhe se vazhdimisht përpiqej të mbulonte veshin e saj duke mbajtur flokët të gjatë, pothuajse gjithmonë të lëshuara.

Shtoi se transplanti do të thotë se ajo do të mund të t'i mbajë flokët e saj edhe të lidhura tani.