Kuriozitet

Kthehet me 46 vjet vonesë libri i huazuar në bibliotekën amerikane

Biblioteka e Owassos në Oklahoma të SHBA-së e mori kopjen e librit “Annie Annie”, të autores Molly Conne, pas 46-vjetësh.

Në njoftimin e bërë në Facebook, biblioteka tha se në brendinë e librit shkruhet se duhej të kthehej më 8 shtator 1976, njoftoi portali Upi të hënën.

“Vetëm 46 vjet me vonesë”, thuhet në njoftimin e bibliotekës, derisa nuk u bë i ditur se kush e kishte huazuar.

Libri duket pak i dëmtuar në kopertinë, ndërsa në të flitet për një vajzë adoleshente që del kundër familjes së saj.

 

Thank you to whoever returned this copy of Annie Annie to us! According to the inside pocket, this book was due back to the Central Library on September 8, 1976. Only 46 years overdue! ?

Posted by Owasso Library on Thursday, May 26, 2022