Kuriozitet

100-vjeçarja hidhet me parashutë nga aeroplani

Descriptive Text

Raymonde Sullivan, kur i mbushi 100 vjet, bëri diçka të pazakontë. U hodh nga aeroplani me parashutë, së bashku me një ndihmës.

Gruaja nga Florida tha se për 100 vjet ka bërë shumë gjëra, por këtë s’e kishte provuar asnjëherë.

“Kurrë nuk e kam bërë, por kam bërë shumë gjëra për 100 vjet. Është e frikshme”, deklaroi ajo, shkruan “Upi” të mërkurën.

Sullivan kishte shërbyer në vijën e parë të frontit si infermiere në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo theksoi se këtë nuk do ta provojë më, derisa kur zbriti në tokë, iu bashkua miqve dhe familjes për ta festuar ditëlindjen.