Kuriozitet

Kopshti zoologjik më i vjetër në botë feston 194-vjetorin

kafshet, kafshet e egra, kopshti zoologjik

Kopshti zoologjik në Londër, më i vjetri në botë, të mërkurën e festoi 194 vjetorin e tij. Në mesazhin e kopshtit të publikuar në mediat online, të mërkurën, thuhet se kafshët i kanë frymëzuar miliona njerëz për t’u lidhur me kafshët e egra.

“Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe ne shpresojmë se do të jeni në gjendje të na vizitoni së shpejti”, thuhet në mesazhin e kopshtit, njofton “Upi” të mërkurën.

Kopshti u hap më 27 prill 1828 nga Shoqëria Zoologjike e Londrës, ndërsa dyert për vizitorë u hapën më 1847.

Ky lokacion e mbante një ari të zi femër të quajtur Winnie, që shërbeu si frymëzim për tregimet e fëmijëve “Winnie the Pooh”, nga autori Alan Alexander Milne.

Autori e pati vizituar kopshtin para se t’i shkruante tregimet për ariun e famshëm.

Ky kopsht u bë i njohur edhe për faktin se shkencëtari i njohur anglez, Charles Darwin, e vizitoi për studimet e tij.