Kuriozitet

Një grua në Argjentinë bie para trenit, mbijeton

Një grua në Argjentinë bie para trenit

Një grua në Argjentinë mbijetoi pasi humbi ndjenjat dhe ra para trenit që po vinte.

Në pamjet e kapura nga kamerat shihet se si argjentinasja bie në hapësirën e ngushtë mes trenit që po vinte dhe platformës në stacionin Independencia në afërsi të Buenos Airesit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 29 mars, njofton “RTE.ie”.

Thuhet se ajo ka pësuar rënie të presionit të gjakut, dhe ka humbur ndjenjat.

Personeli i sigurimit dhe qytetarët tjerë që po prisnin në stacion i dolën në ndihmë gruas. Ajo u dërgua në spital pasi mori lëndime në incidentin.

Gruaja i tha kanalit televiziv argjentinas “C5N” se është mirë dhe se mori vetëm ca të gërvishtura një rastin.

*Kujdes pamje të rënda