Kuriozitet

Historia e norvegjezit që tërë jetën ia kushtoi mjekrës

mjekra, burri, rekordi, lemsh,

Hans Langseth ka hyrë në histori si burri me mjekrën më të gjatë në botë. Kur ai vdiq në vitin 1927, gjatësinë e mjekrës e kishte rreth 5 metra.

Por si linda dëshira për një mjekër të gjatë?

Langseth, një norvegjez i lindur në vitin 1846, që nga fëmijëria e kishte pasur një synim: ta rriste mjekrën.

Këtë iniciativë e kishte nisur në moshën 19-vjeçare, kur ishte hapur një konkurs lokal për personin me mjekrën më të madhe. Ai kishte marrë pjesë aty ndërsa nuk është bërë e ditur nëse kishte fituar.

Image

Langseth më vonë u largua në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa tërë jetën "ia kushtoi mjekrës".

Për mjekrën, Langseth u përkujdes tërë kohën. Atë e lidhte në trup, e drejtonte dhe e rregullonte me qëllim që të rritej edhe më shumë.

Pak para se të vdiste, norvegjezi ia la fëmijëve një amanet të rrallë: mjekrën t'i prinin dhe t'ia dhuronin Departamentit të Antropologjisë në Institutin Smithsonian.

Kanë qarkulluar teori se Langseth ka vdekur pasi kishte shkelur në mjekrën e tij mirëpo nuk janë vërtetuar kurrë.