Kuriozitet

Gruaja malajzeze i blen burrit Lamborghini për netët e gjata pa gjumë pas ardhjes së foshnjës

Një nënë në Malajzi, në pritje të foshnjës së saj, i ka blerë bashkëshortit një veturë Lamborghini në vlerë prej mbi 400,000 euro, si shpërblim për netët e gjata dhe pa gjumë që po e prisnin atë, pasi që ajo shumë shpejtë do të kryente lindjen.

Anes Ayuni Osman, 19-vjeçare e ka befasuar bashkëshortin e saj, Weldan Zulkefli me një Lamborghini Huracan Evol, pak para “izolimit” që do të zgjasë për të paktën 100 ditë.

Në një video të shpërndarë në TikTok, Osman shihet duke ecur me 20-vjeçarin drejt veturës së mbështjellë si dhuratë, ndërkohë që ia mban sytë lidhur deri në momentin që dalin para saj.

Zulkefli është ndier në shok pas dhuratës, derisa menjëherë e ka përfaruar bashkëshorten për këtë veprim.

Osman është një biznesmene, me të cilën Zulkefli është martuar në vitin 2021.

Ajo ka thënë se do të sillte në jetë foshnjën e saj në fund të marsit, dhe se për këtë arsye dëshironte që t’ia blinte dhuratën paraprakisht pasi ai nuk do të mund të udhëtonte më.

“Sipas traditës së familjes sime në Kelantan, periudha është 100 ditë, kështu që janë tre muaj që burri im duhet të jetë në Kampung me mua në shtëpinë e prindërve të mi”, ka thënë ai.

Ajo tha se burri i saj pritet të kujdeset edhe për fëmijën e saj gjatë periudhës së saj pas lindjes.

“Unë pres që burri im jo vetëm të jetë me mua gjatë gjithë kohës, por ai duhet të kujdeset për fëmijën ditë e natë, sepse ka shumë mundësi që unë të kem një lindje cezariane. Nënat atje do ta dinë se sa e dhimbshme është një prerje cezariane, kështu që unë dua më shumë vëmendje nga burri im”, ka shtuar ajo.

@ayunieso24

#ad Bagi awl2 hadiah utk jaga sy dlm Pantang nnti ? Terima kasih suami , besar mana pun nilai hadiah ni takkan dapat balas kebaikan awk #fyp #ad #vitamilk

♬ Dengarkan Sayang - Kangen Band