Kuriozitet

Historia e lashtë e sandviçit, kush e zbuloi dhe si

Sandviçi si ushqim i shpejt, rrënjët i ka shumë të vjetra. Të paktën, para vitit 1770. Historianët ende nuk kanë rënë në ujdi për datën apo periudhën e saktë, mirëpo në dokumente historike, sandviçi për herë të parë është përmendur në vitin 1762. Në ditarin e tij, historiani anglez, Edward Gibbon, rrëfeu se i kishte parë disa persona duke ngrënë "mish të ftohtë, të mbështjellur me bukë".

Megjithatë, emri i ushqimit thuhet se lidhet edhe me kontin anglez, John Montagu, nga zona "Sandwich", ku thuhet se ishte parë duke ngrënë dy copa bukë të thekur, me duar (pa thikë e pirun).

Me kalimin e viteve, sandviçi u bë aq i njohur saqë njerëzit, këtë fjalë, e përdornin edhe për veprime si "gjërat janë futur në mes si sandviç". Ky ushqim i shpejt mori dhënë mbarë botën, ndërsa tani mund të thuhet se më tepërmi konsumohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.