Kuriozitet

Pas 60 vjetësh e kontrolloi llogarinë bankare, skocezja kuptoi se i kishte 335 dollarë

Një skoceze u befasua kur në llogarinë e saj bankare, që nuk e kishte hapur për mbi 60 vjet, pa se 3.35 dollarët, iu ishin rritur në 335 dollarë.

Carol Alliston, 74-vjeçare, deklaroi se gjyshja e saj ia kishte lënë këtë llogari shumë vite më parë, ndërsa kishte harruar se ekziston, e kur po e pastronte shtëpinë, hasi në kartelën bankare së bashku me kodin.

U interesua në bankë dhe e pa se llogaria është ende aktive. 3.35 dollarët e vendosura 60 vjet më parë, i ishin shndërruar në 335 dollarë për shkak të grumbullimit të interesit.

“Isha shumë e kënaqur dhe e falënderova gjyshen time nën zë. Në bankë më than se llogaria kishte vazhduar të fitonte interes gjatë gjithë kësaj kohë”, deklaroi Alliston.