Kuriozitet

Kafsha “misterioze” në SHBA rezulton të jetë kojotë

Një kafshë “misterioze” që u shpëtua në Pensilvani të SHBA-së, u kuptua që është lloj ujku i quajtur kojotë.

Gruaja që e shpëtoi kafshën e lënduar ia dorëzoi organizatës që merret me mbrojtjen e kafshëve. Më pas, ata e identifikuan përmes testit të ADN-së se ishte një kojotë.

Kojota është kafshë e rrallë, që jeton në veri të Amerikës. Ka ngjashmëri të dukshme me ujkun mirëpo thuhet se është më e aftë në gjah.